Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Nga Presidenca kanë dërguar vetëm një fotolajm për këtë takim.
Pritet që pas takimit, Haradinaj t’u drejtohet mediave.
Ky takim, sikurse edhe të tjerët gjatë ditës që e para e shtetit i zhvilloi me kreun e LVV-së, Albin Kurti, të PDK-së Memli Krasniqi dhe të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin që ka kaluar Kuvendin e Kosovës.