Live

Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë

08:32 / 03 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti “e ka frikë PDK-në” dhe për të njëjtin thotë se “është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë”.

Deliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kurti “nuk mund të rrijë pranë PDK-së sepse nuk i duron vlerat që ne përfaqësojmë: lirinë, dinjitetin dhe shtetin”.

“Një bashkëpunim me PDK-në do ta rrëzonte tërësisht mitin e rremë mbi të cilin ka ngritur karrierën e tij, një rrëfim i ndërtuar mbi baltosjen e çlirimtarëve dhe mohimin e sakrificës për liri. Kurti nuk mund të rrijë pranë PDK-së sepse nuk i duron vlerat që ne përfaqësojmë: lirinë, dinjitetin dhe shtetin. Ai është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua