Live

Aksidentet në rajonin e Ferizajt shënojnë rritje prej 30% gjatë qershorit

08:33 / 03 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Gjatë muajit qershor në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 196 aksidente në komunikacionin rrugor.

Policia njofton se tre aksidente ishin fatale ku vdiqën tre persona, kurse 80 të tjera rezultuan me lëndime të 126 personave, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, 105 aksidente ishin me dëme materiale.

Për krahasim, gjatë muajit qershor të vitit të kaluar janë raportuar gjithsej 150 aksidente, prej tyre:1 aksident fatal, me 1 person të vdekur, 67 aksidente me lëndime, me 96 persona të lënduar,82 aksidente me dëme materiale.

Bëhet e ditur se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një rritje prej rreth 30%.

Po ashtu, gjatë muajit qershor -2025, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 5.847 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 98 drejtues automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Shpërndaje në

U Kopjua