Avokati Arianit Koci sot do t`i rikthehet protestës para Kuvendit për të shprehur pakënaqësitë tij ndaj deputetëve për moskonstituimin e Kuvendit.
Ai ka paralajmëruar se kësaj radhe do të ketë një mbështetje të fuqishme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se shteti është në bllokadë dhe miliona euro po humbin.
“Sot protestoj. Para Kuvendit. Do ta kam edhe një mbështetje të fuqishme… nga aleatët e veçantë. Do të ketë edhe media vendore dhe ndërkombëtare. Shteti është në bllokadë. Populli – në pritje. Milionat po humben. Askush nuk lëviz, askush nuk jep përgjegjësi. Protesta ime është simbolike, e qetë dhe paqësore – por mesazhi është real: Nuk mund të na shndërrojnë në turmë të heshtur”, ka shkruar Koci.
Njoftimi i plotë: