Live

Ministrja e Mbrojtjes së Luksemburgut për vizitë në Kosovë, në mesditë e pret në takim Osmani

09:08 / 03 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ministrja e Mbrojtjes së Luksemburgut, Yuriko Backes po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në orën 12:00, siç bëhet në një njoftim për media të Presidencës, ajo do të pritet në takim nga e para e shtetit, Vjosa Osmani, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të qeverisë së Luksemburit, bëhet e ditur se Backes po e zhvillon një vizitë pune në Kosovë nga data 2 deri më 3 korrik.

“Së bashku me homologun e saj belg, ministrin e Mbrojtjes dhe Tregtisë së Jashtme, Theo Francken, dhe e shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjenerali Steve Thull, ministrja Backes do të takohet me anëtarët e Detashmentit të Mbikëqyrjes Ajrore të Beneluksit, nën udhëheqjen e Luksemburgut, i cili është pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR)”.

Poashtu bëhet e ditur se agjenda e saj do të përfshijë takime dypalëshe me udhëheqës politikë.

Shpërndaje në

U Kopjua