Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim kryetarin e partisë “Guxo”, Faton Peci, njofton Klankosova.tv.
para nisjes së takimit, Peci theksoi se ky takim është “përpjekja e radhës për përmirësim të gjendjes”.
“Besoj se këto takime janë në funksion të daljes nga kjo bllokadë. Ne jemi për të kontribuar brenda mundësive”, tha ai, transmeton Klankosova.tv