Live

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, identifikohet i dyshuari

10:28 / 03 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e së mërkurës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri një person me të cilin kishte pas mosmarrëveshje në të kaluarën.

Pas shikimit të disa kamerave të sigurisë është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar i cili pas veprës është larguar në drejtim të panjohur.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime nga njësitë relevante policore”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua