Live

Peci pas takimit me Osmanin: Ka paqartësi, s’është lehtë e parashikueshme

10:40 / 03 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci,ka mbërritur për takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Para takimit, ai u tha mediave se takimet e tilla janë në funksion të daljes nga bllokada.

“Meqenëse kanë pas takime konsultative ku janë shterur krejt mundësitë edhe me Presidenten, mund të jetë një moment i ri apo edhe një moment i radhës. Sepse njëri prej momenteve të reja kur partitë opozitare, po i themi opozitare gjer tani për shkak se lehtë ndonjëra prej tyre mund të jetë pjesë e koalicionit në të ardhmen ose bashkëqeverisje në të ardhmen, janë dy momente ku mundet me reflektu”- tha Peci, raporton Periskopi.

Peci në konferencë për media  ka thënë se qytetarët e e Kosovës e kanë garantuar votën me Kushtetutë.

“Vullneti i qytetarë ka qenë  tepër i qartë Vetëvendosja dhe partnerët e koalicionit në procesin zgjedhor të 9 shkurtit e kanë të garantuar më votën e qytetarëve dhe me Kushtetutë vetëm një pozicion. Ai pozicion është kryetari I Kuvendit të Kosovës. Rrjedhimisht çdo tentativë tjetër është për me bllokuar Kuvendit”, tha ai .

Ai pas takimit ka një thirrje për partitë politike në vend.

“T’i thirrin arsyes, mendjes së shëndoshë dhe të mundësojnë zgjedhjen e konstituimit të Kuvendit. Vetëm kjo është mundësia qysh ne mund të kemi një Qeveri për 15 ditë. E, në rast se nuk mundemi si koalicion VV-Guxo-Aleternativa, atëherë do të jepet mundësia edhe të tjerëve për me i bërë institucionet”,  tha ai.

Peci ka lavdëruar Haxhiun për kontributin e saj si qytetare dhe patriote e Kosovës.

“Nuk mendojë që çështja e emrit është arysja e problemit. Albulena Haxhiu i posedon të gjitha kredencialet për të qenë kryetare e Kuvendit përfaqësimit në aspektin e përfaqësimit përvojës edhe në aspektin e të qenit një qytetare dhe zyrtare patriote e këtij vendi që e ka dëshmuar në të kaluarën asnjë arsyje e qëndrushme që me u kontestuar emri dhe personaliteti i Albulena Haxhiut.

Shpërndaje në

U Kopjua