Live

Haradinaj për deklaratën ndaj Thaçit e Veselit: Pa burrni, shenjë e dobësimit – me Kurtin është dashtë me u marr gjykata SPO

11:05 / 03 Korrik 2025

Nga Kosova Live

“PDK që i ka 4-5 kryetarë, s’e di a i ka 4 a 5, por jam i sigurtë që s’i ka 3, as 2, as 1. PDK, e di prej përvojes, nuk është parti është shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara. Aty nuk merresh vësh pse ke folë me një person, prandaj Enver Hoxhaj folë krejt diçka tjetër, çka tha Ramiz Lladrovci për Sami Lushtakun, prindin e një deputeti, pra a e kuptoni, edhe janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike” – kjo është deklarata e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti e cila ngriti reagime.

Ish- nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj në një deklaratë për Periskopin e quajti si deklaratë ”të ligë e paburrni”.

“Kjo përfaqëson aktakuzën për të cilën po akuzohet Thaçi, mirpo mendoj që opinioni por edhe gykatësit duhet të jenë aq të zgjuar se Albin Kurti jo rasisht e ka thënë atë për të përdorur qoftë edhe që thojnë te na për s’rati me i ra dikujt vetëm me përfitu diçka politikisht. Për mua është absurde, non sens e paburrni e më së thëni shkurt është ligësi”, u shpreh ai.

Haradinaj shtoi se ish-presidenti, Hashim Thaçi monitorohet nga shtatë persona gjatë vizitave që i bëhen në Hagë, dhe se, deklarata e Kurtit është lehtë e dokumentueshme.

“Me Kurtin është dashtë me u marr gjykata SPO-ja, me i dokumentu këto, nëse kjo është fakt atëherë duhet me i heq prej pune ata që e monitorojnë Thaçin e inqizojnë që janë mbi 7 persona gjatë vizitës që rrijnë, nëse nuk vërtetohet me tregu që është shpifje e që unë mendoj që është e mrama, që është për një interes të ulët politik. Për mua kjo është shenjë e dobësimit të Albin Kurti se ndihet i frikësuar se ku ka rënë në këtë nivel, prandaj edhe ndodh kjo”, tha Haradinaj.

Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar duke thënë se deklarimi i Kurtit, për Thaçin e Veselin, është një dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës.

“Ne, OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së, dënojmë me ashpërsi deklaratën e fundit të ish Kryeministrit Albin Kurti, i cili pretendon se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, po japin “instruksione politike nga burgu në Hagë”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim, OVL e UÇK-së, thekson se ky deklarim publik është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe politikisht i rrezikshëm, veçanërisht në një kohë kur ndaj Thaçit dhe të tjerëve është ngritur një aktakuzë e re, që përfshin pretendime për frikësim, pengim dhe hakmarrje ndaj dëshmitarëve, nëpërmjet komunikimeve të mundshme nga institucioni i paraburgimit.

Shpërndaje në

U Kopjua