Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin me kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit.
Para këtij takimi, gjatë ditës, Osmani është takuar edhe me anëtarin e Listës Guxo, Faton Peci.
Takimet e sotme pasojnë ato të mbajtura të mërkurën, kur presidentja zhvilloi bisedime të ndara me krerët e partive kryesore: Albin Kurti të Lëvizjes Vetëvendosje, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.