Live

Krasniqi: Kurtin e tmerron fakti që shumë shpejt do t’i kemi në mesin tonë çlirimtarët

12:19 / 03 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit ndaj Thaçit e Veselit.

Krasniqi u shpreh se “Ishte shfaqje e nervozizmit dhe frikës së Kurtit, dhe e krizës së shumëfishtë që e përjeton ai”.

“Është njeriu që i ka fituar 48 mandate dhe s’mundet ta bëjë shumicën. Është njeriu kryesor për krizën politike. E pret me tmerr datën 12 tetor, sepse e di që jo vetëm do ta mundim, por do ta plandosim më zi se ç’ia kemi bërë para 4 vjetëve. Tmerrohet nga fakti që do t’i kemi në mesin tonë çlirimtarët. Këto janë frikëra që shfaqen në nëndijen e tij”.

Shpërndaje në

U Kopjua