Pasditen e së enjtes një person i moshës rreth 44-vjeçare u aksidentua në fshatin Shipkovc të Mitrovicës.
Siç mëson Klan Kosova, i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, derisa gjendja e tij është e rendë por jashtë rrezikut për jetë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 16:00 në rrugën nacionale, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motor, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i motorit”, tha Zahiti.