Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, pas një incidenti që lidhet me një mosmarrëveshje për transportin e grurit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, ka sulmuar fizikisht një viktimë pas një zënke, dhe më pas ka shtënë me armë zjarri.
Pas ndërhyrjes së njësive policore, një person është arrestuar dhe një armë zjarri është konfiskuar.
Derisa, dy të dyshuarit e tjerë ndodhen ende në arrati.
“Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të cilaf dyshohet se ishin shkrepur nga i dyshuari. Pas intervistimit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale:,, Lëndim trupor’ ,,Përdorim i armës” dhe Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve’, me aktvendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.