Live

E rëndë: Nuk u mbijetoi plagëve, vdes i riu që u aksidentua në Dubravë

21:21 / 06 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ka vdekur i riu që ishte aksidentuar në fshatin Dubravë të Istogut më 29 qershor.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarve me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur.  Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në konfirmim.

Klankosova.tv mësohet se i riu që vdiq sonte në QKUK është i moshës 19-vjeçare.

Shpërndaje në

U Kopjua