Live

Çka e shtyu Agim Aliun të kandidonte sërish për kryetar të Ferizajt?

08:10 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në një intervistë për gazetaren korrespodente, Qliresa Hasani, tregoi pse zgjodhi të kandidonte sërish për këtë post.

Sipas tij, atë e shtynë në këtë vendim, entuziazmi i qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.

“Mund të them se më shumë është vendimmarrje e qytetarëve e ngjizur me atë politike, për faktin se ishte një kërkesë e vazhdueshme dhe jo vetëm kjo e kohe të fundit, por me të filluar ky cikël i shpalljes së zgjedhjeve dhe kandidaturave  anë e kënd Kosovës, sikur u nxitën qytetarët të kenë edhe një herë emrin tim si kandidat për kryetar të komunës. Dhe kjo është krejtësisht e kuptueshme, sepse kjo është vlerësim, besim, por mbi të gjitha është ajo çfarë presim”, tha Aliu për “Ora Shtatë”.

Aliu shton se që tetë vjet që është në krye të kësaj komune, sipas tij, Ferizaj qëndron i pari në zhvillim.

Shpërndaje në

U Kopjua