Një burrë raportohet të jetë zhdukur në Podujevë që nga 3 korriku.
Sipas policisë, ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, derisa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin e policisë.