Live

Shtetasi i huaj goditet me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari

09:24 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një përleshje mes dy shtetasve të huaj në Prizren ka përfunduar me plagosje.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:00, ku një mashkull ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është goditur me thikë nga një tjetër person, transmeton Klankosova.tv.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua