Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa doli në foltore me të nisur seanca konstituive, dhe tha se partia në të cilën ai bën pjesë ka një propozim.
Ai i bëri thirrje VV-së të kthehen në kornizën kushtetuese.
“LDK e ka një propozim. Ju lutem kthehuni në kornizën kushtetuese ta tejkalojmë këtë show dhe cirk politik që po e bëni tash e 43 herë”, u shpreh deputeti, njofton Klankosova.tv.