Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka reaguar pas vdekjes së qytetarit në Lipjan, Agon Zejnullahu.
Zogaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar pushtetin për shmangie të përgjegjësisë dhe përdorim të ChatGPT-së nga ana e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.
“Shteti ka vrarë një qytetar të Kosovës në pikë të ditës, ndërkohë shefja e propagandës së partisë ka zgjedhur që të shkruajë një status në emër të një kontabilisti mediokër, e që është edhe ministër, për të përdorur ChatGPT në një polemikë me kryetarin e Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Zogaj.
Sipas tij, e gjitha kjo që të largojë cfarëdo kërkesë për përgjegjesi për një ekzekutimi publik të një qytetari të vendit.
“Nuk ka ku shkon me poshtë”, ka shkruar ai.