Live

Policia shpëton një person në Gjilan, substanca kimike në veturë ia kishte përkeqësuar frymëmarrjen

20:20 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia ka shpëtuar një person në automjet i cili kishte vështirësi në frymëmarrje si pasojë e erës së rëndë nga një substancë me përmbajtje kimike, njofton Klan Kosova.

“Me datën 08.07.2025 rreth orës 23:55 në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në qytetin e Gjilanit, një patrullë policore nga Stacioni Policor në Gjilan, gjatë realizimit të detyrave të rregullta në pikë kontrollit të automjeteve, ka vërejtur se një person mashkull i vitit të lindjes 1977, i cili ndodhej i vetëm në automjet dyshohej se kishte probleme shëndetësore, probleme këto si pasojë e derdhjes së një shesheje me substancë me përmbajtje kimike (HCL) në automjet”, ka thënë për KlanKosova.tv, Valon Hasani, zëdhënës për Policinë Rajonale të Gjilanit.

“Si pasojë e erës së rëndë të shkaktuar nga këto substanca, personi kishte shfaqur vështirësi dhe probleme shëndetësore të menjëhershme”.

“Zyrtarët policorë kanë reaguar me shpejtësi duke i ofruar ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe kanë njoftuar menjëherë ekipin emergjent. Ekipi mjekësor ka arritur në vendngjarje duke i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore personit në fjalë”.

Shpërndaje në

U Kopjua