Live

Policia në Vushtrri konfiskon një armë zjarri

08:48 / 10 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Njësitet policore të Stacionit të Vushtrrisë kanë konfiskuar një armë zjarri gjatë një kontrolli të zhvilluar në orët pas mesnate të së enjtjes. 

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 00:45, kur gjatë një kontrolli të detajuar të një veture, është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit “Pistoletë”, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për mbajtje.

I dyshuari, është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia ka bërë të ditur se veprimet hetimore në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua