Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të mërkurën pasdite në oborrin e një shtëpie në rrugën “Bejtullah Haxhiu” në Rahovec.
Sipas raportit policor, rreth orës 18:00, një burrë ka njoftuar autoritetet se gjatë punimeve me ekskavator ka hasur në një mjet të dyshimtë, që më pas është identifikuar si granatë dore e tipit A-6.
Njësitë policore kanë siguruar perimetrin e rrezikut, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka tërhequr granatën në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.