Live

Osmani: Kosova qëndron me ShBA-në për të ndërtuar kapituj të rinj në përputhje me vizionin e Trumpit

09:10 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje, e para  e vendit u prit nga zëvendës sekretari i Shtetit, Christopher Landau, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani falënderoi Landaun, siç e thotë ajo, për mikpritjen e ngrohtë.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim.  Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, shtoi tutje presidentja.

Shpërndaje në

U Kopjua