Live

Vdes një burrë në vendin e punës, rasti po hetohet

09:50 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një punëtor ndërtimtar është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjakovës, ku dhe ka vdekur.

Sipas raportit policor, viktima ishte rrëzuar papritur në tokë menjëherë pasi kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Shpërndaje në

U Kopjua