Një burrë dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj fëmijëve të tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Obiliq, derisa i dyshuari është arratisur dhe është në kërkim, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj fëmijëve të tij. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.