Live

Zjarri përfshin një villë në Sanxhak, lëndohet një grua

11:48 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një villë në fshatin Sanxhak të Leposaviqit është përfshirë nga zjarri të enjten  në mëngjes.

Sipas raportit policor, një grua ka pësuar lëndime trupore teksa tentonte të shpëtonte disa gjësende dhe ka marrë trajtim mjekësor. 

Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, ndërsa rasti po hetohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shpërndaje në

U Kopjua