Live

Deliu-Kodra bën thirrje për protestë: Ndaj VV-së që po e mban peng Kuvendin

11:54 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka bërë thirrje për protestë ndaj VV-së.

Ajo thotë se kjo protestë duhet bëhet ndaj partisë që po mban peng Kuvendin, e që sipas saj, ndaj një partie që s’i intereson fare jeta e qytetarit, transmeton Klankosova.tv.

“Sot nuk lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre përfaqësues, ky mandat nuk na është dhënë nga një parti politike, por na është dhënë nga qytetarët, ndaj të cilëve ndjejmë obligim dhe përgjegjësi qytetare. Sot nuk po flasim për ndonjë keqkuptim teknik, sot kemi të bëjmë me një bllokadë të qëllimshme dhe përpjekje të qartë për ta shtypur pluralizmin politik, për të uzurpuar shtetin përmes kontrollit total mbi institucionet e Kosovës, dhe kjo natyrisht që është një shkelje flagrante e rendit kushtetues, është një sulm i paparë mbi demokracinë dhe është një fyerje për qytetarët e zakonshëm të vendit. Fjala ime sot është një protestë, një protestë ndaj një partie e cila e ka marr peng këtë Kuvend, protestë ndaj pushteti që fare s’i intereson jeta e rëndë që përballen qytetarët e Kosovës, i intereson vetëm ruajtja e karriges”, tha Deliu-Kodra.

Shpërndaje në

U Kopjua