Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Amerikë.
Atje, Osmani u prit nga zëvendës sekretari i Shtetit, Christopher Landau, transmeton Klankosova.tv.
Rreth këtij takimi ka folur edhe zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
“Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu”.
“Ata diskutuan fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehën besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha ajo.