Live

Dy urat e reja, Maliqi thotë se Kurti ka rënë në tokë të plleshme e në fushë të të dehurve me popullizëm: Grahi babë!

13:13 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Analisti politik, Agon Maliqi, ka ironizuar me veprimin politik të Kurtit dhe partisë së tij të ndërtimit të urave të reja në Mitrovicë, duke thënë se kush mendon që ndërtimi i tyre e zgjidh problemin atje, ia shet një banesë me pamje kah deti në Prishtinë.

Maliqi thotë se Kurti e ka gjetur një “tokë të plleshme” me njerëz të dehur nga popullzimi dhe e ka ftuar Kurtin që t’i “grahë”.

“Kushdo që mendon se me dy ura shtesë zgjidhet diçka përmbajtësore në veri (ku tashmë janë disa ura), e kam për juve në shitje një banesë në Prishtinë me pamje kah deti. Këtë korrik me gjasë nuk po korret veç gruni, por edhe fusha e gjërë e të dehurve me popullizëm. Grahi Babë se ki ra në tokë të plleshme”, ka shkruar Maliqi.

Shpërndaje në

U Kopjua