Live

Naim Murseli largohet nga Instituti i Psikiatrisë, e dërgojnë në Burgun e Sigurisë së Lartë

15:55 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, është larguar tashmë nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Klankosova.tv mëson se para rreth 20 minutave, forcat e rendit, e kanë marrë Murselin nga aty, për ta dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Largimi i tij nga institut i mjekësisë vjen pas publikimit të raportit i cili edhe e ka vërtetuar se Murseli nuk ka sëmundje apo çrregullime mendore.

Shpërndaje në

U Kopjua