Live

“I biri i Abdixhikut”, Guri: Ky koment, ndër më të lehtit që kam marr

11:43 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

“I biri i Abdixhiku” është ndër komentet që deputeti më i ri i LDK-së, Paris Guri, po i merr në përditshmëri.

Ai thotë se ky lloj “ofendimi” është ndër më të lehtit që ka pranuar deri më tani.

“Unë jam biri i Faruk Gurit dhe Suzana Gurit, dy prind që kanë qenë të jashtëzakonshëm për mua dhe më kanë mbështetur në krejt etapat e jetës, dhe tash janë krahu më i forti që kam. Dhe brenda e vetme tash që kam për krejt qito komente, është se a po i lexojnë edhe ata, a jo. Për këtë, dua t’iu kërkoj falje për krejt shqetësimet që ua shkaktoj pa dashje”, tha tutje Guri.

Shpërndaje në

U Kopjua