Live

Ferizaj: Gjobitet me 300 euro edhe një qytetar për tejkalim të shpejtësisë

20:01 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia në Ferizaj të premten e ka gjobitur edhe një qytetar tjetër për tejkalim të shpejtësisë në rrugën “Brahim Ademi”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se shoferi B.B. po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 84 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik.

“Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: Gjobë në vlerë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt theksoi se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut. 

Shpërndaje në

U Kopjua