Live

Lëvizja “Asnjë Cent Më Shumë” pezullon përkohësisht protestat – po e pret konstituimin e institucioneve

21:10 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Luan Hasanaj nga nisma qytetare “Asnjë Cent Më Shumë” ka deklaruar se protestat janë pezulluar përkohësisht, në pritje të formimit të institucioneve pas zgjedhjeve.

Ai thotë se nëse s’ka reagim, sërish do të vazhdojnë me protesta madhore.

“Protestat janë pezulluar përkohësisht për shkak të pritjes së konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve. Si të konstituohen, do t’u drejtohemi me kërkesat tona formale. Nëse nuk do të ketë reflektim apo reagim institucional, atëherë do të mobilizohemi sërish me protesta të mëdha dhe të koordinuara”, potencoi ai, për Front Online.

Ai kritikoi qeverinë aktuale për qasjen ndaj çmimeve të energjisë, duke thënë se ajo është vetë pjesë e vendimmarrjes që ka çuar në rritje të çmimeve.

“Qeveria aktuale janë vetë pjesë e vendimmarrjes që ka çuar në rritjen e çmimeve të energjisë. Për këtë arsye, nuk presim reflektim të sinqertë nga ana e tyre, përkundrazi që qytetarët po përballen me një heshtje të qëllimshme dhe të padrejtë”, tha tutje Hasanaj.

Shpërndaje në

U Kopjua