Live

Përplasje e fortë mes një motoçiklete dhe veture në Prizren, lëndohet një person

08:08 / 18 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një motoçiklist ka pësuar lëndime si pasojë e një përplasjeje mes një veture dhe motoçiklete në Prizren.

Sipas gazetarit korrespodent, Nuhi Salihu, thotë se një 50-vjeçar duke vozitur një veturë, ka nisur një tejkalim të pasigurt të një motoçiklete, ku sipas tij, aksidenti ndodhi kur motoçiklisti, 64-vjeçar, ka tentuar të kthehej në një rrugë dytësore.

Në “Ora Shtatë”, Salihu po ashtu shtoi se motoçikleta, si pasojë e aksidentit, ka përfunduar nën veturë, transmeton Klankosova.tv.

Ai shton se drejtuesi i motoçikletës është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas informacioneve të policisë në Prizren, gjendja e të lënduarit është stabile.

Shpërndaje në

U Kopjua