Bashkimi Evropian ka arritur pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusië, e 18-ta që kur Rusia nisi luftën në 2022, transmeton Klankosova.tv
Vendet e BE-së janë pajtuar të premten për miratimin e paketës, që shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e quajti një ma të fortat deri me tani.
Sipas saj, çdo masë që merret e dobëson aftësinë e Rusisë për të bërë luftë.
Me këtë paketë, Kallas tha se Evropa po jep mesazh të qartë se nuk tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën.