Live

Zbardhen detaje nga plagosja në Sarandë, shpallen në kërkim 4 persona

12:04 / 18 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Janë zbardhur detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dy persona u plagosën mbrëmjen e së enjtes.

Lidhur me rastin janë shpallur në kërkim 4 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetasit.

Mësoht se plagosja u bë pas një sherri mes tyre.

Ndërkaq, një prej të plagosurve u arrestua, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë.

Shpërndaje në

U Kopjua