Tre të rinj kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se janë lënduar tre persona të cilët gjenden në spital e Tiranës.
“Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç”.
“Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet tutje në njoftim.