Një krim makabër sot e ka tronditur Prizrenin.
Dyshohet se babai e vrau me thikë vajzën e tij 15-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda një familje nga Turqia.
Lidhur me rastin u prononcuan kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu si dhe drejtori rajonal i Policisë Faton Aliu.
Ky i fundit deklaroi në emisionin Sytë 7 në Klan Kosova se më herët nuk ka rast të raportuar ndonjë incident tjetër në këtë familje.
“I dyshuari është nën mbikëqyrje, kontrollë policore, poashtu edhe gruaja e të dyshuarit, nëna e viktimës, sepse bëhet fjalë për një familje katëranëtarëshe, sipas informatave të para, dyshohet rreth një vit ka kohë që këta jetojnë dhe punojnë në Kosovë, nuk kemi raste të raportuara më herët për ta, për ndonjë mosmarrëveshje eventuale apo për ndonjë incident tjetër”, tha Aliu në Klan Kosova.