Ani pse fitoi vetëm një kompani, nxënësit e së njëjtës shkollë u nisën me autobusë të ndryshëm.
Siç duket, “Bashkimi Reisen”, edhe pse fitoi tenderin, nuk kishte numër të mjaftueshëm të autobusëve për të përmbushur kontratën.
Në këtë rast, “Atmaxha Travel”, edhe pse nuk pati fat në tender, përfitoi falë “Bashkimit”, që për të plotësuar nevojat, përfshiu edhe këtë kompani.
Burimet e Kiks Kosovës kanë dërguar video ku shihen nxënësit duke u nisur me autobusë të kompanive të ndryshme.
Kiksi provoi të marr një qëndrim nga drejtori i shkollës, Luciano Motroni në Prizren, i cili thoshte se ka respektuar udhëzimin administrative.
Por i njejti nga Shqipëri e në rreze të diellit, nuk i tha asnjë fjalë më shumë gazetarës përvec se nuk ka shkelur ligjin.
Bashkë me drejtorin e shkollës, në të njëjtin hotel në Shqipëri po qëndrojnë edhe udhëheqësit e kompanisë “Atmaxha Travel”.
Ata e kanë pranuar se ia kanë dhënë me qira autobusët kompanisë “Bashkimi Reisen”, e cila e fitoi tenderin.
Përfaqësuesit e “Atmaxhës” thanë se nuk u intereson nëse “Bashkimi” ka shkelur udhëzimin administrativ ata vetëm kanë ofruar autobusët me qira.
Mirëpo ani pse fajtor, nga “Bashkimi Reisen” nuk pranun të japin asnjë deklaratë.