Live

AAK-ja dorëzon në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar

11:26 / 12 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e betuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e insisitimit të kalimit në votim të fshehtë për votimin e Kryetarit të Kuvendit.

Kërkesa e kësaj partie përfshin edhe vendimet e tjera të ngjashme të marra në seancat e prillit dhe majit 2025, transmeton klankosova.tv.

”Deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025”, thuhej në njoftimin e partisë.

Shpërndaje në

U Kopjua