Live

“AAK s’e voton Limajn, janë bo si Burdushi” – thotë Brahimaj

11:02 / 21 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i betuar i AAK-së, Lahi Brahimaj ka thënë se partia e tij nuk do e votojë në asnjë rrethanë Fatmir Limajn për kryekuvendar.

“Në asnjë rrethanë zoti Limaj nga Aleanca s’do të votohet, e mira është që këta dy liderë kanë rënë dakord mu taku prapë, domethënë janë bërë si Burdushi, takohu, shihem takimin tjetër, s’ka asgjë prej tyre”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Brahimaj, Kurti dhe Limaj janë takuar edhe fshehur.

Madje Brahimaj e quajti të pabesë Fatmir Limajn, që në zgjedhjet e 9 shkurtit e kishin edhe partner koalicioni.

Shpërndaje në

U Kopjua