Live

Abdixhiku feston 35 vjetorin e degës së LDK-së në Ferizaj

21:37 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar fotografi nga Ferizaj, atje ku po shënojnë 35 vjetorin e themelimit të degës së LDK-së.

Ai u ka uruar 35 vjetorin të gjithë themeluesve dhe kontribuuesve të partisë.

“Sonte, në Ferizaj, me Visarin, mes kryetarëve e anëtarëve të nëndegëve, në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të degës tonë. Kënaqësi e madhe takimi i ngrohtë me ata që i japin LDK-së angazhimin e pandalshëm. Rrugëtimi vazhdon.  Urime gjithë themeluesve e kontribuuesve në këto tri dekada e gjysmë histori”, shkroi Abdixhiku.

Ndryshe, sot Abdixhiku pranoi letër për koalicion nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua