Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur pas daljes nga Kuvendi i Kosovës pas pranimit të një letre nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Ai deklaroi se pasi të shkoj në zyrë dhe të shoh letrën do jap një përgjigje në kohë, njofton Klankosova.tv.
“Kam marrë një letër, do të kthej përgjigje me kohë. Ju faleminderit shumë, më lejoni të shkoj ta shoh letrën, pastaj do të kthej përgjigje me kohë”, u shpreh Abdixhiku në një prononcim për media.
Ai gjithashtu mohoi të ketë pasur ndonjë takim zyrtar me Kurtin në Kuvend.
“Nuk ka ndodhur asnjë diskutim, ishim në drekë me deputetët”, shtoi ai./