Live

Abdixhiku në Llap: Në nderim të së shkuarës, do të bëjmë të ardhmen

20:03 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar Podujevën, ku dega e kësaj partie në këtë qytet shënon 33 vjetorin e themelimit.

”Faleminderit Llap, fole e Lidhjes sonë, për një pritje të përzemërt e pjesëmarrje të lartë në shënim të 33 vjetorit të themelimit të Degës në Podujevë. Jeni gjithëherë shtyllë mbështetëse e veprimit tonë politik“.

”Mes veprimtarëve themeltarë, mes bartësve të kohërave të ndryshme, mes gjeneratave të reja politike, shënuam një rrugëtim të gjatë e me përplot arritje. Në nderim të së shkuarës, do të bëjmë të ardhmen. Për LDK-në dhe Kosovën pa dallim“, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua