Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur si “shpresë për vendin tonë” fitoren e CDU’së në zgjedhjet nacionale të 23 shkurtit në Gjermani.
Abdixhiku ka thënë se ka përcjellë urimet e tij për kryetarin e këtij subjekti politik, Friedrich Merz dhe CDU’së.
Reagimi i Abdixhikut vjen pasi CDU arriti t’i marrë përreth 29 për qind të votave në Gjermani.
Reagimi i plotë:
Ditë e rëndësishme për Gjermaninë 🇩🇪; mundësi e re për Kosovën🇽🇰. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.
Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjtihmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona.
Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!
Herzlichen Glückwunsch CDU! (Urime CDU!)