Live

Abdixhiku për letrën e Kurtit: Keni durim, qëndrimet e LDK-së tashmë i dini

15:53 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është prononcuar edhe një herë për media, lidhur me letrën që ia ka dërguar gjatë ditës së sotme kreu i VV-së, Albin Kurti.

Në këtë letër, u shpreh dëshira për bashkëpunim e për të krijuar koalicion mes dy partive, transmeton Klankosova.tv.

Për gazetarët, Abdxhiku tha që të praktikohet durimi, e që thotë se do të jetë transparent dhe se qëndrimet e LDK-së tashmë të gjithë i dinë.

“Prisni. Keni durim. Do të jem  transparent si çdo herë tjetër. Qëndrimet e LDK-së tashmë i dini”, tha Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua