Live

Abdixhiku takon emisarin norvegjez – Flasin për formimin emergjent të institucioneve dhe sanksionet e BE’së

16:40 / 25 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot takim përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen, me të cilin kanë diskutuar për nevojën emergjente që të formohen institucionet funksionale të vendit.

Të dy ata kanë diskutuar edhe për sfidat që po përballet vendit dhe zhvillimet politike.

‘‘Kryetari Abdixhiku shprehu qartë qëndrimet e LDK-së në raport me situatën aktuale, duke theksuar propozimin e LDK-së dhe nevojën për një Qeveri të Unitetit si zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza dhe për garantimin e stabilitetit institucional e politik në vend’’, thuhet në postim.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë takimit, i pari i LDK-së dhe përfaqësuesi norvegjez kanë diskutuar edhe për sanksionet e BE-së nda Kosovës, ku Abdixhiku ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin negativ të këtyre masave në rrugën evropiane të Kosovës.

‘‘Në takim u diskutua gjithashtu edhe për sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Kryetari Abdixhiku shprehu shqetësimin e tij për ndikimin negativ të këtyre masave në rrugën evropiane të vendit dhe theksoi se është koha që BE-ja të rishikojë dhe të heqë sanksionet ndaj Kosovës, si një hap i domosdoshëm për të përforcuar orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës’’, thuhet aty.

Në fund, bëhet e ditur se Abdixhiku e ka falënderuar Mathisen për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj demokratik dhe institucional.

Shpërndaje në

U Kopjua