Janë bërë 25 vjet nga marrëveshja e Kumanovës e cilat parashihte ndaljen e luftës dhe largimin e ushtrisë serbe nga Kosova.
Për këtë temë është diskutuar në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10.
Ish-sekretari i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci ka folur për raportin e Rugovës me UÇK-në.
Ai ka thënë se Ibrahim Rugova asnjëherë nuk ka thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë.
“Ibrahim Rugova kurrë në jetën e tij nuk ka thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë. Kurrë në histori të vet nuk ka thënë që të ndalen bombardimet”, ka thënë Merovci.