Live

AGK mirëpret shfuqizimin e ndryshimit të rregullores së KPM-së nga Gjykata Supreme

16:39 / 17 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e ndryshimit të Rregullores së Komisionit të Pavarur të Mediave, me të cilën ishte mundësuar zgjedhja e jashtligjshme e kryetarit të këtij komisioni:

“AGK-ja mirëpret vendimin e Supremes për shfuqizimin e ndryshimit të Rregullores së KPM-së. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur njoftimin e Gjykatës Supreme të Kosovës që e ka miratuar padinë administrative të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) kundër Komisionit të Pavarur të Mediave

IKD, me përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, e kishte drejtuar padinë pasi që KPM-në e ndryshoi rregulloren e brendshme, për të shkarkuar Jeton Mehmetin nga posti i kryetarit, duke e emëruar Besnik Berishën në vend të tij.

Gjykimi i Supremes konstaton “se rregullorja është miratuar në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pjesëmarrjes publike”.

AGK-ja e kishte vlerësuar të kundërligjshëm ndryshimin e rregullores, dhe rrjedhimisht të kundërligjshme zgjedhjen e zotit Berisha në krye të këtij institucioni të pavarur.

AGK-ja angazhohet që ky organ kushtetues i rregullimit të mediave audio-vizuele të funksionojë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga politika.”

Shpërndaje në

U Kopjua