Live

Aksident i rëndë në Itali, vdesin 2 të rinj, mes tyre një 18-vjeçar shqiptar

10:55 / 21 Janar 2025

Nga Kosova Live

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në Vignola të Italisë, ku kanë mbetur të vdekur dy të rinj, 18 dhe 24 vjeçar.

Sipas mediave të huaja, 18 vjeçari që ka ndërruar jetë është shtetas shqiptar, i identifikuar si Idris Kreshpaj, ndërsa viktima tjetër është shtetas maroken i identifikuar si Rida Sidrine.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë (17 dhe 23 vjeç) që ndodheshin në makinë, të cilët kanë pësuar fraktura dhe të nxira.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo, shkruan A2 CNN. Makina në të cilin udhëtonin pesë djem, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me një mur të ulët rrethues të një shtëpie, , shkruan A2 CNN.

Sipas mediave italiane, rrethanat janë ende nën hetim, por nga të dhënat fillestare rezulton se nuk janë përfshirë automjete të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...